Pavarësisht fjalëve të ashpra mes njëri-tjetrit, çifti i të moshuarve, Tufane e Kaçandoni arrijnë të gjejnë zgjidhjen e përbashkët. Gjatë seancës së ndërmjetësimit në “Shihemi në Gjyq” nga “E diela shqiptare” në Tv Klan, treguan se në 50 vite martesë, kanë kaluar mirë, kanë krijuar familje dhe kanë dashur njëri-tjetrin.
Apartamenti me përmasa 1+1 që daja i Kaçandonit, Tomorri i ka ndërruar bravat do t’iu rikthehet shumë shpejt çiftit të të moshuarve. Ndërkohë, pajtimi mes tyre është tejet gazmor, por aq edhe i ëmbël.
Eni Çobani: Kaçi, ti qëndro me zonjën dhe vajzat, unë sërish do ta ritelefonoj Tomorrin për të parë nëse do kemi një zgjidhje paqësore dhe nëse nuk e kemi, do ta kemi ligjore. Shumë shpejt, ato çelësat, do ndërrojmë bravat dhe do fusim çelësin që të fusësh zonjën, ta vërë kokën te prona e vjehrrës se e meriton, i ka shërbyer. Ty të ka mbajtur 50 vjet, ty të ka mbajtur, foli për nënën tënde me respekt, e meriton zonja.
Tufane:Edhe te varri që jam 75 vjeçe, “o mama” i them.
Kaçandon: Të gjitha këto që më tha këtu, më shau e më bëri, më dha mësim.
Ardit Gjebrea: E do apo se do?
Kaçandon: Hajde o yll hajde.
Tufane:U të ngrëntë mortja. Je i bukuri i dheut ti.
Kaçandon: Unë pa këtë vdes. Unë kësaj i dhashë rininë, kjo më dha pjekurinë