Pak para se të ndodhte ngjarja e rëndë,cifti Gjokona u pa duke shëtitur në qytet

Librazhdi u trondit nga nje krim i rende ne familje.

Nje burre masakroi me thike bashkeshorten e tij dhe me pas u hodh nga kati i katert i pallatit duke mbetur i vdekur ne vend.

Policia ka bere me dije se 53 Vjecari Daut Gjokola pak minuta para mesnates pas grindjes me bashkeshorten 49 vjecare Lule Gjokola e goditi ate disa here me thike duke e lene ate te plagosur rende.

Menjehere pas ketij momenti 53 vjecari vendosi ti jape fund edhe jetes se tij duke u hedhur nga pallati.

Policia e cila u njoftua nga fqinjet e familjes Gjokola mberriti ne vendine ngjarjes dhe transportoi ne spital gruan e plagosur e cila nuk mundi ti mbijetonte plageve te marra.

Ne momentin e krimit te rende ne shtepi nuk ndodhej asnjeri prej dy femijeve te cifit.

Nuk dihen ende motivet e konfliktit mes bashkeshorteve por dyshimet e policise jane qe te kete ndodhur per shkak te depresionit dhe gjendjes se renduar psikologjike te autorit.

Sipas deshmitreve cifti Gjokola pak perpara ngjarjes jane pare ne shetitoren e qytetit, e pas kthimit ne shtepi dyshohet te kete pasur nje konflikt mes tyre.
Sipas te afermve Daut gjokola prej kohesh ishte ne procese gjyqesore per ceshtje pronash dhe nje debat momenti per kete ceshtje mund te kete cuar ne krimin makaber.

Loading...