Parlamenti hollandez po diskuton këto ditë rikthimin e vendosjes së regjimit të vizave për Shqipërinë, çka do të përbënte një rikthim pas për shqiptarët, në kohën kur detyroheshin të qëndronin në radhë të gjata.
“Çdo ditë vetëm lajme të këqija për shqiptarët, dhuratë e një qeverie dhe një kryeministri që jo vetëm po shkatërron të ardhmen , por po na kthen mbrapa në kohët më të errta .
Nuk ka kaluar shumë kohë, por për fat të keq ne jemi njerëz që memorien e kemi të shkurtër…2010-2019
Nuk ka kaluar shumë nga koha kur ne tentativë për të shkuar drejt perëndimit , qindra jetë shqiptarësh humbën në ujrat e ftohta të detit apo rrëpirat e maleve. I kemi harruar !!!
Kemi harruar rradhët e gjata nëpër ambasada ! Prindër që prisnin me muaj për një vize sepse i kishte marrë malli për fëmijët emigrant. Vizë që në shumicën e rasteve as nuk arrinin ta merrnin në se nuk paguanin sekserë e matrapazë jashtë e brenda ambasadave…
Nuk ka nevojë të tregoni mirënjohje as për Berishën e as për Bashën që bën të mundur liberalizimin e vizave, por të paktën ngrihuni për vete e mos lejoni që për shkak të një kryeministri monstër, të rikthehemi në ditët e zeza kur trajtoheshim si qytetarë të dorës së fundit nga Evropa.”, shkruan Paloka.