Paloka: “Ja pse Rama nuk po flet per Dakon”

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, në një shënin në facebook, i ka shtruar disa pyetje kryeministrit Rama, pse ky i fundit nuk flet për akuzat e Departamentit Amerikan të Shtetit ndaj Vangjush Dakos që i është ndaluar të hyjë në SHBA i akuzuar për korrupsion masiv.

‘Ja pse Rama nuk po flet per Dakon !

A do i kundervihet Rama DASH dhe zotit Palmer?

Po Dako a do pranoje, si Tahiri, te sakrifikoje per Ramen duke pranuar burgun?

Pse Rama nuk po gjen dot asnje fjale sot per Dakon sic ka bere ne raste te tjera? Asnje gulcime nga ato me marrje fryme nuk ka nxjerre dot!

Ne dhjetra raste te tjera ka gjetur menyra dhe publikisht i ka mbrojtur kriminelet, hajdutet dhe te korruptuarit e onturazhit te tij !

E mbani mend kur fuste ne mes dhe ambasadorin Lu…: “Per kete rast nuk ka thene gje as ambasadori Lu”- i pergjigjej akuzave te opozites !

Ne rastin me te pashprese e hidhte topin tek drejtesia e kapur : “Kjo ceshtje i perket drejtesise. Le te merret drejtesia”- deklaronte, duke lare duart.

Pas kesaj ishte PPP dhe ca gjyqtar te kapur qe sherbenin si lavatrice per te lare nga krimet dhe korrupsioni te zgjedhurit e Rames.

Sot jane vertetuar te gjitha akuzat e opozites ndaj njerzve te Rames per lidhje me krimin e korrupsionin . Askush nuk i mohon dot me .

Po nderkohe te gjithe ata, pasi kane bere nga nje “shplarje” ne prokurorine e Markut dhe Preles, jane ne shtepite e tyre e vazhdojne sherbimin ndaj Rames.

Po me Dakon situata eshte me e nderlikuar. Pas vendimit te DASH, Rama e ka veshtire te perdridhet e te laje duart.

Dakon ai e ka mbrojtur, ashtu sic i takon, me shume se gjithe te inkriminuarit dhe te korruptuarit e tjere . Rasti me i fundit gjate “fushates” ne Durres ( ka dhe ca prapaskena te tjera hyrja e tij ate dite ne Durres, po ne kohen e duhur do behen publike dhe ato).

Po sot, pas vendimit te Departamentit Amerikan te Shtetit, e sidomos pas deklarates se Palmer se “ka prova te shumta per korrupsion te thelle te Dakos…”, Rama nuk mund te shpetoje dot as me shprehjen ;” Le te merret drejtesia”

Ne se Rama do te vepronte me Dakon si ne rastet e tjera ( pra ta fuste ne proces perpara drejtesise si ne lavatrice , per ta nxjerre pastaj “akullore” te paster) atehere do ti binte ndesh DASH dhe vete zotit Palmer.

Po jo vetem kaq ; do vertetonte perpara gjithe botes se drejtesia “e re” eshte e kapur prej tij dhe nuk eshte aspak ajo drejtesi qe presin shqiptaret dhe partneret nderkombetare. Sepse kur ka Departamenti i Shtetit “prova te shumta” as Prela , as Marku e asnje gjyqtar qe merr urdhera nga Rama, nuk mund te pretendojne te kunderten.

Pra Rama eshte perpara dilemes qe ose urdheron burgosjen e Gjushit ose i kundervihet hapur zotit Palmer , DASH dhe verteton se drejtesia “e re” eshte e kapur prej tij e ne sherbim te krimit e korrupsionit te pushtetareve…

Po ne se urdheron burgosjen e Gjushit ( si dhe Tahirit ) ai duhet me pare t’ju bleje heshtjen e ne kete rast heshtja kushton shume.

Tahiri e ka bere te qarte se nuk e shet heshtjen e tij ne se Rama guxon ta burgose.

Po Gjushi, do pranoje te burgoset qe Rama te vazhdoje te sundoj i qete ?!

Nuk ka idiot ne kete bote qe nuk e di se Tahiri, Dako e gjithe te tjeret, nuk kane vepruar me koken e tyre por direkt me nxitjen e Rames.

Tani Rama eshte ne fazen kur po perpiqet ti mbush mendjen Gjushit ( si dikur Tahirit) se eshte me mire qe Gjushi te pranoje te sakrifikohet “pak” pa e cenuar Ramen, sepse eshte me mire dhe per te ( per Gjushin) qe Rama te vazhdoje te jete kryeminister se keshtu ka mundesi t’ja lehtesoje “sakrificen”.

E kjo eshte e vertete; Rama do bej gjithshka mundet qe si Tahiri si Dako te denohen sa me pak.

Problemi eshte sa “pak” do pranojne te sakrifikojne keta, qe Rama te dal pa lagur…???

Rama ne fakt, gjate gjithe jetes se tij, jo vetem ne marrdheniet politike, ja ka dale te perdore e me pas te shesi e sakrifikoje kedo qe ka patur prane , kur i eshte cenuar interesi dhe koka e tij.

Te shohim kur te mbaroj pazari i fundit sa do vleje koka e Rames…’

Loading...