Paloka: “PD paralajmëron kryeministrin gangster të tërheqë banditët që ka lëshuar rrugëve për të kërcënuar këdo që nuk bindet, në të kundërt ai do të mbajë përgjegjësi për gjithçka”

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, përpos shqetësimit të tyre atë që cilësojë si manipulim të votave në 30 qershor, u ndal edhe tek kërcënimi i Klement Zgurit.

Kreu i KQZ-së është marrë në mbrojtje nga një numër i lartë efektivësh të Gardës së Republikës, të cilët ndodhën në zyrën e tij, por edhe në ambientet e KQZ. Po ashtu, edhe familja e Zgurit është marrë në mbrojtje nga forcat e rendit.

Ky kërcënim vjen një ditë pas përplasjeve në KQZ, në lidhje me hapjen e kutive të votimit të 30 qershorit.

Në vazhdën e akuzave, Paloka i cilësoi votimet e 30 qershorit si votime moniste, e ndërsa shqiptarët e kanë thënë fjalën e tyre, ku 85 % e refuzuan Ramën. PD paralajmëron kryeministrin, që të tërheqë gangsterët kërcënues, ose në të kundërt do të mbajë përgjegjësi për gjithçka.

“PD kërkon arrestimin e banditit që kërcënon kreun e KQZ, për shkak të kërkesës së tij për të hedhur dritë mbi të vërtetën. Ky është i njëjti që ka kërcënuar edhe profesorin Aurel Plasari, kjo është fryma që Rama ka organizuar 30 qershorin.

Sa do të përdorë banda, shqiptarët e kanë thënë fjalën e tyre. 85% e shqiptarëve e kanë thënë fjalën e tyre.

PD paralajmëron kryeministrin gangster të tërheqë banditët që ka lëshuar rrugëve për të kërcënuar këdo që nuk bindet, në të kundërt ai do të mbajë përgjegjësi për gjithçka”, tha Paloka.

Loading...