Paloka për Ramën: “Pse dridhej zëri dhe i merrej fryma, kur është i bindur se ka mbështetjen e popullit?

Ish deputeti tashmë Edi Paloka në një shkrim në rrjetet sociale i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pas konferencës së këtij të fundit pikërisht për aksionin opozitar.

Në një shkrim në rrjetet sociale, Paloka ka listuar fjalimin e Ramës dhe për të gjithë retorikën e përdorur nga kryeministri, ish deputetit demokrat thotë.
“Pse dridhej zëri dhe i merrej fryma, kur është i bindur se ka mbështetjen e popullit?

“E degjuat…
Ky eshte “engjelli” qe jo vetem nuk i ben keq kujt, po ka sakrifikuar deri familjen per qytetaret e ketij vendi. Ky ka lene pas dore gjithe interesat e tij dhe po shkrihet per kete popull.
E kane akuzuar pa te drejte se qenka i lidhur me krimin, se ka kanabizuar vendin, se qenka i korruptuar , madje edhe se drogohet por ky ka toleruar per hir te interesave te popullit.
Ky nuk ka fyer kurre askend , as nuk ka dhunuar as burgosur; as mediat , as qytetaret e as opoziten. Ky e ka degjuar dhe respektuar gjithnje opoziten, madje ka kerkuar dhe falje. Por e akuzojne me pa te drejte si arrogant. Thjesht te gjithe keta, nuk e kuptojne oratorine e tij superiore.
Ky eshte i bindur qe ka mbeshtetjen e shumices se popullit dhe opozita ka mbaruar.
PO NUK KUPTOVA , PSE I MERREJ FRYMA E I DRIDHEJ ZERI…!!!”– shkruan Paloka.

Kryeministri Edi Rama la të kuptohet se e vetmja rrugë bashkëpunimi me ta është ulja në një tryezë dialogu dhe jo zgjedhjet e parakoshme e qeveria tranzitore e kërkuar nga opozita.

Loading...