Ish-deputeti i PD-së, Edi Palokla ka reaguar pas fjalës së kryeministrit Rama nga Vlora, ku përveçse shprehu se do të garojë sërish në Vlorë, premtoi edhe disa projekte rrugore, por jo vetëm.
Përmes ironisë, Paloka i quan filma dhe fjalë boshe deklaratat e Ramës
STATUSI I PLOTE:
Prape me filma ky: në vitin e tetë të qeverisjes së tij të dështuar, Rama vazhdon me filma dhe projekte në letër. Sepse në realitet, terminalet, autostradat, portet, aeroportet që ai premtoi janë vetëm fjalë boshe dhe premtime të pambajtura. Në realitet, sot shqiptarët janë më të varfër dhe të pasugurtë se më parë dhe çdo ditë Rama e thellon më shumë hendekun ku ka rënë vendi me qeverisjen e tij. Shqiptarët nuk duan më filma, ata kërkojnë dhe meritojnë ndryshim dhe një jetë më të mirë.