Paloka: “Presim që të shtunën pjesëmarrja të jetë më e madhe se herët e tjera”

Ditën e shtunë, më datën 25 maj, opozita ka paralajmëruar një tjetër protestë kundër qeverisë “Rama”.

Lidhur me këtë protestë ka folur nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, i cili shprehet se kjo është e vetmja rrugë që ka mbetur për të kërkuar largimin e Ramës.

Paloka komentoi në “News24”, dhe letrat publike të kryeministrit, Edi Rama në adresë të kreut të PD, Lulzim Basha.

Sipas tij, këto letra nuk i shërbejnë për një zgjidhje konkrete të krizës politikë në vend, por që Rama t’u tregojë ndërkombëtarëve që ai është gati për dialog.

Po ashtu, nënkryetari i PD-së, ka theksuar se po të mos ishte opozita, qytetarët do të ishin bërë më të dhunshëm gjatë protestës, pasi janë të pakënaqur me mënyrën e qeverisjes së Ramës.

“Letrat, Rama i ka një nga ato lojërat e tija të zakonshme që përpiqet t’ju thotë ndërkombëtarëve se unë jam gati për dialog, se shqiptarët e dinë mirë sa është. Me atë që ndodhi sot në KQZ ai e tregoi se çfarë qëllimi ka: Të manipulojë edhe këto zgjedhje, ndonëse pa opozitën. Janë bërë disa reforma tani, ajo që u nis që e votuam 140 deputetë është edhe ajo qe vazhdoi pastaj nën qeerinë e Ramës. E shihni si kemi ngelur pa gjykata. Kemi qënë ne ata që i kemi kërkuar të ngrihen sa më shpejt këto institucione. Po tani s’ke as reformë as drejtësi. Reforma siç po bëhet është një nga pasojat e këtij individi që drejton sot. I vetmi që e shkatërroi reformën në drejtësi është ai njeri.

Ajo reformë sot ka degjeneruar në një pikë të tillë, sa është kapur nga njerëzit e Ramës. Ai vetting i famshëm për dy të bardhë, thotë njëri është i bardhë dhe tjetri i zi, ndërsa për dy të zinj, njëri i zi e tjetri i bardhë. Ne e kemi bërë të qartë që s’mund të ketë dialog me Ramën kryeminisër.

Vetëm për zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk mendon ai. Nëse është kaq i fuqishëm dhe e do vendin kaq shumë sa thotë, të bëjë gjysmën e asaj që bëri kancelari austriak. Të gjithë ne kërkojmë që të ketë një qeveri teknike, që t’i hapë rrugë ndryshimeve kushtetuese, të cilat do të mundësojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Presim që të shtunën pjesëmarrja të jetë më e madhe se herët e tjera.

Është thënë shpesh kontrollohuni, mos bëni dhunë, por kushdo që e thotë le të kuptojë një gjë: Që po të mos ishin partitë protestat do merrnin tjetër rrugë. Qytetarët do shfrynin dufin në çfarëdolloj mënyre. Ata që bëjnë thirrje le të kuptojnë që protestuesitjanë njerëz që Rama u ka marrë jetën dhe se nuk kanë çfarë humbasin. Jemi ne që i mbajmë ata të mos përshkallëzojnë situatën”,- tha Paloka./ Opinion.al

Loading...