Përmes një statusi në facebook, numri dy i Partisë Demokratike, Edi Paloka reagon mbi deklaratat e bëra sot nga Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me parlamentin Elisa Spiropali se PS do të fitojë edhe në mandatin e tretë qeverisës.
Ndërsa shtron pyetjen se ‘përse i duhet Elisës një mandat i tretë’, Paloka zbulon sakaq edhe ngjarjen e ndodhur në fillim të këtij viti, në banesën e ministres.
“Pse i duhet Elisës një mandat i tretë? Mos vallë sepse në janar të ketij viti i hynë hajdutët në shtëpi? Po në se i vodhën shtëpinë, pse nuk ka një denoncim zyrtar në polici ?!!
Cfarë kanë vjedhur hajdutët në shtëpinë e ministres së Ramës , ish-drejtoreshë e doganave, që nuk e lejon të bëj denoncim në polici ?!! Prandaj i duhet një mandat i tretë , që të “kompensoj humbjet” dhe të barazohet prapë me kolegët ?” shkruan Paloka.