Paloma flet për Big Brother VIP: Kur nuk merr vëmendjen e Donaldit kërkon të dalë

Ish-banorja e BB Vip dhe Ari ish banor i Big Brother 2, ishin sot në Wake Up për të komentuar zhvillimet e fundit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Duke komentuar deklaratat e disa prej tyre që thonë se shpesh herë duan të dalin nga shtëpia, Paloma tha se i kanë teka dhe duan vëmendje.

Paloma: Për Beatriks më duket e habitshme që kërkon vazhdimisht të dal, kurse për Dagz u habita se isha e sigurt që do dilte.

Ari: mesazhet nga familjarët ishin si arsye për të ndenjur si dhe normalisht lekët që do marrin finalistët, pastaj edhe përkëdhelen, që të shohin rëndësinë që kanë.

Paloma: Mendoj që kjo teka për tu larguar për ata që nuk e kanë qëllim fitoren, është më shumë vëmendje, se ajo kur nuk ka vëmendjen e Donaldit, kërkon të dalë. Pas çdo Prime , kur nuk i pëlqen diçka thotë do dal.
Ari: Donaldi është forca e dytë pas Ilirit por është shumë i lëvizshëm, e tregon që ka tension.

Paloma: Donaldi duket që është në tension, është në vend të dytë ose të 3, nuk e shoh me në fitore.

Loading...