Paloma rrëfen situatën ‘tensionuese’ me Edi Ramën

Gazetarja dhe këngëtarja Paloma është bërë pjesë e “Big Brother Vip” dhe si të gjithë aty brenda edhe ajo ka treguar episode nga jeta e saj.

Paloma është kthyer pas në kohë dhe ka treguar se kur ka qenë në vit të dytë në gjimnaz kishte provuar të merrte një përgjigje nga Edi Rama, por ai i kishte bërë një koment të pakëndshëm.

“Rama m’tha ik se të preva kokën, nuk është transmetuar asnjëherë”- tha Paloma.

Gjithashtu gazetarja ka rrëfyer që pas kësaj ngjarje, Edi Rama i kishte dërguar një mesazh në shenjë pendimi dhe faljeje, ku ndër të tjera gazetarja tha se i kishte shkruar: “Më vjen keq për atë që ndodhi, ngarkesa elektorale. Përqafime Edi Rama.”

Loading...