Ka ndërruar jetë këmbësori që u përplas nga makina mbrëmjen e sotme pranë stacionit të Trenit në Tiranë. Gazetari i Fax News, Eduart Halili bën me dije se viktima është i moshës 70 vjeç dhe ka ndërruar jetë menjëherë pasi u transportua në spital.
Ndërkohë policia është vënë në ndjekje të shoferit i cili kreu aksidentin dhe më pas u largua nga vendngjarja me një “Audi” të bardhë.
Njoftimi i Plotë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 28.04.2022, rreth orës 20:10, te Stacioni i Trenit, një mjet tip “Audi” me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin L. K., 73 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit është dëmtuar dhe ka ndërruar jetë në spital.
Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e drejtuesit të mjetit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.