Pamje të ‘pazakonta’ -Shqiptarët ‘party’ në qelinë greke, pamjet bëjnë xhiron e rrjetit

Pamje të ‘pazakonta’ janë publikuar nga mediat greke, ku disa të dënuar shqiptarë në burgun e Koridhallos shfaqen duke kërcyer brenda qelive, ndërsa dëgjojnë muzikë dhe numërojnë para.

E gjithë skena e tyre është transmetuar live në rrjetet sociale si dhe nuk kanë munguar komentet nga miqtë, të afërmit apo edhe familjarët e tyre teksa i kanë ndjekur përmes “Facebook-ut”.

Ky veprim ka vënë menjëherë në lëvizje autoritetet e burgjeve greke si dhe ministrin e Drejtësisë, Michael Kalogerou, i cili ka kërkuar shtrëngimin e masave për të burgosurit dhe ndalimin e mjeteve të paligjshme brenda ambienteve të burgjeve, raporton ‘BalkanWeb’.
Sipas mediave greke, krahas daljes live të burgosurit shqiptarë konsumojnë edhe pije alkoolike si dhe hedhin para sikur të ishte një ambient feste dhe jo një institucion i vuajtjes së dënimit.

Pamjet e shqiptarëve kanë bërë xhiron e mediave greke dhe ky gjest njëherësh ka prodhuar akuza ndaj institucioneve që kanë përgjegjësi për ruajtjen dhe vëzhgimin e burgjeve.

https://youtu.be/g5FKWPXt9_I

Loading...