Pamjet e tmerrshme nga aksidenti në Maqedoni (video)

Një autobus ka dalë nga rruga dhe është përmbysur pasditen e sotme në autostradën Shkup-Tetovë. 

Paraprakisht raportohet për gjashtë persona të vdekur dhe mbi 20 të plagosur.

Sipas dëshmitarëve thuhet se shkak i aksidentit është bërë çarja e gomës së autobusit, duke bërë që mjeti të përfundonte në korsinë tjetër të autostradës.

Zv. ministri i Brendshëm, Agim Nuhiu, si dhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, janë duke shkuar në vendin e ngjarjes.

Kalimtarët e rastit dhe qytetarët të cilët gjenden në vendngjarje janë mbledhur grup dhe po mundohen që të rrokullisin autobusin, për të mundësuar tërheqjen e udhëtarëve që kanë ngelur brenda autobusit të nxirren jashtë.

https://www.facebook.com/AlsatMTelevision/videos/2460201244052741/?t=0

Loading...