Pamjet natën nga kantieri i Spitalit të Fierit në ditën e 24! Rama inspekton punimet: Marshallah

Spitali i Fierit do të jetë gati para prillit dhe për këtë puna atje pa u ndalur edhe gjatë orëve të mbrëmjes. Kryeministri Edi Rama ka bërë mbrëmjen e sotme një inspektim të punimeve në kantier, i cili ndodhet në ditën e 24, ndërsa puna bëhet me 3 turne. Aktualisht në kantier po vijon betonizimi i themeleve dhe ngritja e strukturave metalike dhe nga java tjetër mendohet se do të fillojë ngritja e mureve dhe punimi nga brenda ambienteve të spitalit.

Menaxherët e punimeve thane se nga Turqia vijnë trajlera me materiale për spitalin dhe se së shpejti do të nis puna nga brenda ambienteve. Dhomat do të jenë me nga një krevat brenda dhe me tualet, ndërsa rreth e përqark tij do të mbillen pemë.

Gjithashtu spitali ka një strukturë të fortë antisizmike duke përballuar edhe tërmete më të fortë, ndërsa po punohet njëkohësisht edhe me rrugën para spitalit që të jenë gati njëkohësisht.
“Nga Turqia vijnë trajlera me materiale për spitalin. Kur mbaron betonimi dhe fillon puna me ngritjen e mureve. Secila dhomë ka tualetin dhe një shtrat. Kjo strukturë metalike është super antisizmike dhe nuk ka tërmet që ta rrëzojë. Po bëhen kanalizimet dhe po ndërtohet urgjenca. Po punohet paralelisht edhe me rrugën që do të sjellë në spital në mënyrë që të jenë gati njëkohësisht. Rreth spitalit do të ketë pemë”, tha një nga punonjës që mbikëqyr punimet në spitalin rajonal Fier.

Pasi mbikëqyri të gjitha punimit kryeministri Rama kishte vetëm një fjalë për të thënë “Marshallah” si për t’ui dhënë bekimit punimeve që po ecin me ritme të shpejta.

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan i premtoi në 7 janar 2021 më parë kryeministrit Edi Rama gjatë vizitës së tij në Ankara ndërtimin e spitalit brenda datës 25 prill 2021. Dy ditë më vonë, kryeministri Edi Rama piketoi një vend strategjik për ndërtimin e spitalit, ndërsa u kërkoi të nisnin menjëherë kontaktet me pronarët e tokës, për të nisur procedurat e shpronësimit.

Spitali i Fierit është një investim prej 60-70 milionë eurosh nga Turqia.

Loading...