Panairi Kombëtar i Artizanatit në Kukës, promovim punimeve nga treva të ndryshme

Qendra Kombëtare e Veprimtarive Tradicionale zgjodhi qytetin e Kukësit për të zhvilluar Panairin e I Kombëtar të Artizanatit.

Në këtë panair morën pjesë artizanë të cilët zhvillojnë lloje të ndryshme punimesh.

Në këtë panair morën pjesë Sulejman Ibrahimi, punues i veglave muzikore, Ndriçim Guni, qeleshepunues, “Colors of Zadrima” me punimet e mëndafshit, “Gjiro Art” me kostumet popullore dhe bizhuteritë artizanale, Arjan Sufa me punimet artizanalet të pipave, tavllave etj, qilimpunueset e qyetit të Kukësti, artizanët e Hasit, Bruna Zguro dhe artizanët e qytetit të Korçës me punimet në gep, shtiza dhe teknikën felt.

Ky aktivitet u shoqërua edhe me një koncert ku morën pjesë artistë popullorë nga Hasi, Tropoja, Kukësi dhe Mirdita.

Drejtori i QKVT-së Niko Kotherja nderoi me “Mirënjohje” artizanë të cilët ushtrojnë mjeshtëri në zhdukje.

U nderua Ndriçim Guni për mbajtjen gjallë të punimit të qelesheve, Sulejman Ibrahimi për punimin e instrumenteve popullore, shoqata “Colors of Zadrima” për përpunimin e mëndafshit. /atsh

Loading...