Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti me anë të një reagimi në rrjetet sociale shkruan se është koha për një projekt politik dhe ekonomik në mënyrë që të ndalet zbrazja e vendit nga emigracioni.
Sipas Panaritit nuk janë vetëm infermierët që po largohen, por sipas tij edhe bujqit dhe fermerët po ikin në Gjermani.
Ndër të tjera Panariti shkruan se kjo që po i ndodh Shqipërisë është një hemorragji dhe sipas tij ka vetëm një rrugë, ajo e mbjelljes së Shqipërisë dhe mbështetjen e fermerëve.
“Koha për një projekt politik dhe ekonomik per te ndalur zbrazjen asgjësuese te vendit…! Nuk janë vetëm infermieret, por tashmë edhe bujqit dhe fermeret te cilet po e braktisin vendin!
Gjermania ka nisur negociatat që sot me vendet e Ballkanit, per te punesuar jo vetëm ne menyre sezonale, por te perhereshme bujqit dhe fermeret tane ne fermat e saj. Sepse ka nje mungesë të madhe te fuqise punetore ne fermat e tyre , prandaj edhe i hoqen kufizimet per punetore te kualifikuar per punesim ne fermë. Tani e tutje kualifikimi i tyre do te behet ne pune e sipër nga vete pritesit gjermane.
Synimi eshte që fermere nga mosha 20 deri ne 60 vjec , te rinj, gra, burra te pajisen me leje dhe vize pune, te lene vendin e tyre dhe te punesohen ne bujqesi dhe ne krye te pese viteve marrin leje të perhershme qendrimi. Kjo e zbraz vendin! Kjo masë lehtesuese emigrimi, zbatohet per here te pare dhe pritet të thithe të gjithë ate mase fermeresh pa kualifikim dhe të pa shpresë , e cila u hodh pa meshire ne rruge nga mbyllja e staneve, punishteve, pikave te perpunimit te tradites shumë vjecare, kinse per ti hapur rruge bujqesise se “shkallës” e cila po sundohet vetëm nga nje grusht biznesesh …. Kjo eshte nje hemorragji dhe drame e cila do ta “thaje” perfundimisht Shqipërine, me gjithe bujqesine dhe fshatin e saj , nese rrijme dhe veshtrojme eksodin … Ka vetëm nje rruge! Te rimbjellim Shqipërine, bujqesine dhe fshatin me biznese te vegjel dhe te mesem agro bujqesore ..Ky duhet te jete “leitmotivi” i projektit te ri ekonomik per fshatin..I cili duhet te filloje qe tani, qe sot.. Te nise kudo në fushë dhe malesi per ti mbajtur njerezit ne vendlindje ! Duke inkurajuar fillimin e bizneseve te rinj agroperpunues me “start up” – e, me grante e subvencione dhe duke i liruar nga taksat dhe tatimet per te pakten pese vite sa te ngrihen ne kembe dhe te ecin vete . Kjo duhet te jete oferta e opozites per rimekembje, kjo ndal hemorragjine.” shkruan Panariti.