Pandeli Majko merr detyrën si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, betohet në Kuvend

Pandeli Majko ka marrë sot detyrën si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, duke zëvendësuar Alqi Bllakon në radhët e Partisë Socialiste.

Majko bëri sot betimin në Parlament, ndërsa zëvendësoi Bllakon të arrestuar nga SPAK në lidhje me çështjen e Inceneratorëve.

Majko ishte emri i parë në listën e mazhorancës, teksa në zgjedhjet e 25 prillit të vitit të kaluar, ai nuk mundi të merrte mandatin e deputetit në qarkun e Tiranës, pasi mori 8790 vota, ndërkohë që i duheshin 12602 vota për të thyer herësin.

Loading...