Gjatë fjalës së mbajtur në festën për 28 vjetorin e PS, Majko tha se Veliaj nuk ka nevojë për fushatë në këto zgjedhje, pasi fushata e tij janë ndryshimi që ka pësuar kryeqyteti gjatë katër viteve të punës së tij.
“Jemi mbledhur të gjithë bashkë dhe brohorasim për PS, për këtë familje të madhe e cila si në ditë të mira apo të vështira, s pse e tillë ka qenë historia jonë, rrëzohu ngrihu, sepse socialistët asnjëherë nuk kanë humbur.
Kjo është historia e PS, asnjëherë nuk kemi braktisur njerëzit tanë, votimet, fatin e Shqipërisë.
Kam këtu edhe fansat më të fundit të Erion Veliajt, kryetarit të Bashkisë, i cili këtë radhë nuk ka nevojë të bëjë fushatë, sepse fushata është ndryshimi i Tiranës, është standardi më i mirë që ne socialistët ofrojmë për Shqipërinë, ndryshim shprese e një të ardhme më të mirë se e sotmja.
Historia na kërkon më shumë ne socialistëve, sidomos sot më shumë. Shoh flamujt e PS, shoh flamujt tanë kombëtarë, e vërteta është se sot më shumë se kurrë Shqipëria duhet të jetë e para, për Shqipërinë, Tiranën që duam, PS që do udhëheqë këtë proces. Edhe unë jam fans i Erion Veliajt”, tha Majko.