Dashuria nuk është ajo çfarë thua por ajo çfarë bën dhe historia e Xavier Antó dhe Carmen Panzano, është shembulli më i mirë i kësaj shprehje.
Të ndarë fizikisht nga njëri-tjetri qëkur pandemia goditi Spanjën, të dy në të nëntëdhjetat e tyre, kanë shërbyer si frymëzues të brezit të ri dhe kanë rikthyer edhe njëherë vëmendjen të fuqia e dashurisë.
Çifti është martuar për 65 vjet dhe asnjëherë më parë nuk ka kaluar kaq shumë kohë larg njëri-tjetrit.
Shtëpia e pleqve në Barcelonë, ku Carmen jeton është e mbyllur për vizitorët për më shumë se një vit për të mbrojtur banorët nga COVID-19.
Xavier shfaqet tre ose katër herë në javë në dritaren e katit të parë për të kaluar kohë me gruan e tij.
Punonjësit nga azili i sigurojnë atij një karrige dhe e sjellin Carmen në anën tjetër të dritares. Xavier i tregon asaj fotot e të nipërve dhe mbesave në telefonin e tij për të luftuar efektet e sëmundjes së saj Alzheimer.
Kur ai vjen për vizitë, gruaja dhe burri vënë duart në dritare dhe i dërgojnë puthje njëri-tjetrit. Për shkak të dritares ata nuk mund të dëgjojnë njëri-tjetrin, por Xavier thotë se preferon këtë lloj takimi me atë dhe të mos e rrezikojë të dashurën e tij.
Çifti është vaksinuar, por shtëpitë e pleqve në Spanjë janë ende nën kontrolle të forta pasi dhjetëra mijëra të moshuar të vendit vdiqën në institucionet e kujdesit gjatë muajve të parë të pandemisë.
“Unë vij aq shpesh sa mundem dhe do ta bëj aq kohë sa më lejon trupi,” thotë Xavier. “Po të isha i sëmurë, ajo do të bënte të njëjtën gjë për mua”.