Momente paniku për disa minuta në pedonalen e Fierit, ku një qytetari të moshuar i ka rënë të fikët dhe është rrëzuar.
Qytetarët që e kanë parë kanë vrapuar drejt tij për t’i dhënë ndihmën e parë, ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar edhe ambulanca.
I moshuari është transportuar drejt spitalit, ndërkohë që nga mjekët është mësuar se ai ka patur luhatje tensioni, por tashmë ndodhet në gjendje të stabilizuar jashtë rrezikut për jetën.
Loading...