VLORA
Detaje të reja janë zbardhur nga pakoja e djeshme me eksploziv në Vlorë që u shpërthye në mënyrë të kontrolluar nga Forcat Xheniere.
Pakoja kishte brenda 300-400 gram eksploziv dhe fillimisht u pikas nga banorët, teksa më pas paralizoi për 3-4 orë qarkullimin nga Pallati i Kulturës në Vlorë deri tek Porti.
Në një perimetër prej 1 kilometër Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë pasi dyshohet se autori mund të ketë qenë afër pakos për ta aktivizuar.
Tre janë pistat ku janë përqendruar hetimet, e para që eksplozivi mund të jetë vendosur aty për një prej banorëve të zonës që kalon aty. E dyta, që personi që e ka pasur mund të jetë trembur nga Policia e dhe e ka hedhur nga automjeti teksa pista e tretë që po hetohet është se pikërisht eksplozivi i është vendosur automjetit afër pakos së dyshimtë.