Paola tregon fillimet trishta të jetës në Greqi: ‘Fëmijët grekë na bùllizonin sepse ishim shqiptarë’

Familja është gjithçka dhe nëse një ndër anëtarët e familjes nuk ndihet, mirë, e gjithë familja nuk ndihet mirë. Cili është mesazhi që kanë ardhur që t’u japin prindërve të tyre Paola dhe Xhoana?

Ardit Gjebrea: Ju keni ardhur nga…?

Paola dhe Xhoana: Nga Gjermania.

Paola: Kemi ardhur enkas nga Gjermania për t’i bërë një surprizë prindërve tanë. Jemi 3 fëmijë, kemi dhe një vëlla që për momentin nuk ndodhet këtu, jeton në Gjermani. Ne kemi emigruar që 5 vjeçe në Greqi. Fillimisht babai im ka vajtur përpara vetë. Mami ka qenë mbështetja jonë në ato 5 vite që babai emigronte në Greqi sepse kishte raste që nuk vinte për 1 vit sepse ishte pa letra. Ka patur raste kur ne kërkonin babain, qanim. Ajo ka qenë mbështetja jonë. Pas 5 vitesh, babai na bëri letrat. Viti i parë ka qenë shumë i vështirë. Pas një viti jetesë, ka ardhur në jetë motra ime atje. Fillimet tona të para me vëllain kanë qenë të vështira sidomos në shkollë sepse kishim bullizmin, racizmin nga fëmijët grekë sepse vetëm ne ishim shqiptarë.

Kishte raste që na hidhnin çantat në plehra, vizoret, gomat na i këpusin dhe ne gjithmonë shkonim duke qarë në shtëpi. Na thoshte mami me babin që mos u bëni merak se çdo gjë do të kalojë, ne kemi ardhur për një jetesë më të mirë. Kështu që avash-avash vitet kaluan dhe ne u mësuam me këtë jetesë. Nga viti 2001-2017 ne kemi jetuar në Greqi. Në vitin 2017 Greqi ra ekonomikisht dhe babai u detyrua që të emigronte në Gjermani, prapë vetëm, ne kemi ikur pas 2 vjetësh në Gjermani. Jeta jonë u ndryshua 360 gradë sepse ishte çdo gjë ndryshe, si nata me ditën. Mamai im nuk e do fare Gjermaninë. Që kur lindi motra ime, mamit i lindën problemet shendetësore, sidomos koha në Gjermani nuk është fare e mirë dhe nuk e favorizon fare shëndetin e saj.

Ardit Gjebrea: Çfarë do t’u thonit sot prindërve?

Paola: Ne kemi biseduar dhe me vëllain dhe nusen e vëllait që prindërit tanë të jenë të lirë të kthehen në Shqipëri. Motrën do ta kemi ne si sytë e ballit për çdo gjë derisa ajo të marrë jetën e saj në dorë./tvklan.al

Loading...