Papa Franҫesku emëron për herë të parë një grua në pozicionin e nënsekretares së Sinodit të Peshkopëve, flasin burime nga Vatikani.
Motër Nathalie Becquart do të jetë gruaja e parë e emëruar në këtë sinod, ku dhe do të ketë të drejtë vote. Kjo e vendos atë në pozita për të marrë përsipër vendime kyҫe mbi të ardhmen e kishës katolike, shkruan faqja zyrtare e shtypit e Vatikanit.
Pyetur se si ndihet të qenit gruaja e parë që merr këtë pozicion, Becquart shton se kjo për të u pa si një shenjë e “vetëbesimit të grave në Kishën Katolike”. Ajo theksoi se përgjatë sinodit të fundit u diskutuan shumë kërkesa mbi caktimin e grave në pozicione të larta të kishës.
Sinodi është organ këshillues i Papës, në të cilin flitet dhe për shumë ҫështje të diskutueshme siç është divorci.
Kardinali Mario Grech, i cili udhëheq Sinodin u shpreh se me anë të këtij vendimi është “hapur një derë mundësish” për të gjithë femrat që të votojnë.