Një zarf me tre plumba, drejtuar Papa Françeskut, u gjet nga punonjësit e postës në Qendrën e Renditjes Peschiera Borromeo, në provincën e Milanos.
Pakoja, e cila nuk mbërriti kurrë në selinë e shenjtë, sipas asaj që dihet deri tani mësohet se është nisur nga Franca. Zarfi me tre gëzhojat u kap nga Karabinierët e Compagnia di San Donato Milanese, ndërkohë që hetimet mbi rastin në fjalë vijojnë. Mbi zarf shkruhej: Papa – Qyteti i Vatikanit, Piazza S. Pietro në Romë. Pa asnjë të dhënë tjetër që mund të dërgojë tek dërguesi që kërkon të eliminojë Atin e Shenjtë.
Dosja u konfiskua më pas nga Policia Italiane dhe ka nisur që të analizohet me detaje për të çuar efektivët tek dërguesi i saj.
Loading...