Papa Françesku ligj të ri për abuzimet ndaj fëmijëve!

Papa Françesku nxori sot një ligj të ri për parandalimin e abuzimit seksual me fëmijët në shtetin e vatikanit, ashtu si kishte premtuar pas samitit kundër abuzimeve që u zhvillua muajin e kaluar.

Papa nxori tre dokumente, një “motu proprio”, letër apostolike, plus një ligj dhe udhëzime që mbulojnë territorin e Vatikanit, shtetit më të vogël në botë.

Direktivat që hyjnë në fuqi nga 1 qershori, detyrojnë ligjërisht të gjithë zyrtarët e Vatikanit të raportojnë të gjitha rastet e dyshuara të abuzimit , përveç informacioneve të marra gjatë rrëfimit.

Ato parashikojnë gjithashtu caktimin i një “personi kontaktues” në administratën e Vatikanit, që do ketë detyrë krijimin e politikave për parandalimin e abuzimit seksual me fëmijët dhe kujdesin ndaj viktimave.

Viktimat duhet të mbahen të informuar mbi hetimet në çështjen e tyre, duhet tu ofrohet “kujdes mjekësor dhe psikologjik”, si edhe të mbrohen nga abuzuesit e dyshuar.

Direktivat përfshijnë disa udhëzime për stafin e Vatikanit të cilët merren me fëmijët, duke përfshirë ndalimin e ndëshkimit fizik apo bërjen e fotove ose videove pa autorizimin e prindërve.

Udhëzime të tjera janë: mos ndarja e sekreteve me të miturit; qëndrimi në vende të dukshme gjatë veprimtarive me to; ndalimi i dhuratave apo trajtimeve të veçanta për ndonjërin nga fëmijët në veçanti.

Këto rregulla janë për abuzimet e kryera në territorin e Vatikanit apo nga qytetarët ose banorët e tij- një komunitet prej 800 personash, përfshirë këtu 300 diplomatë të Vatikanit të shpërndarë nëpër botë.

Ata thonë se çdokush fajtor për abuzim seksual me të mitur duhet të largohet nga detyra, por edhe duhet ti ofrohet ndihmë “shpirtërore dhe psikologjike” për të mbështetur “ri integrimin e tyre në shoqëri”./atsh

Loading...