Gjatë kohës që ati i shenjtë po udhëtonte mbi Atlantik, Juan Guaido, kryetari i Parlamentit të Venezuelës, i kontrolluar nga opozita, u vetëshpall president i përkohshëm i këtij shteti në krizë, i cili u pranua menjëherë nga SHBA-ja dhe aleatët e saj në rajon, Brazili dhe Kolumbia.
Pas këtij njoftimi nisën përplasjet mes forcave të rendit dhe mbështetësve të opozitës në Karakas, sipas medias. Në kundërpërgjigje, presidenti Nicolas Maduro njoftoi ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me SHBA-në, duke i dhënë afat 72 orë përfaqësuesve diplomatikë për t’u larguar nga vendi.
Ati i shenjtë do të pritet zyrtarisht sot në mëngjes nga presidenti Juan Carlos Varela në kompleksin qeveritar të lagjes historike të Panamasë./atsh