Papa Françesku: Përdorini ditët e izolimit për t’u lidhur me familjet tuaja

Njerëzit duhet të përdorin ditët e izolimit të detyruar në shtëpi, për shkak të shpërthimit të koronavirusit për t’u lidhur përsëri me familjen e tyre, tha sot papa Françesku.

Duke folur për gazetën italiane ”La Repubblica”, Ati i Shenjtë 83-vjeçar tha se ka kohë që familjet hanë së bashku në një heshtje të madhe, pasi prindërit shikojnë televizorin, ndërsa fëmijët luajnë me celularët e tyre.

“Ata janë si murgj, të gjithë të izoluar nga njëri-tjetri”, theksoi ai.

Ai u bëri thirrje njerëzve që “të kuptojnë se te gjërat e vogla qëndron thesari ynë”, te “gjestet e butësisë, afeksionit dhe dhembshurisë”.

“Për shembull, një vakt i nxehtë, një përkëdhelje, një përqafim, një telefonatë janë gjeste të cilat e bëjnë jetën kuptimplote dhe që krijojnë bashkësi dhe komunikim midis nesh”, tha papa./atsh

Loading...