Ai tha se në atë rast, paraardhësi i tij, Papa Benedikti, është detyruar të mbyllë një kongregacion të tërë të murgeshave që janë abuzuar nga priftërinjtë.
Kjo besohet se është hera e parë që Papa Françesku ka pranuar abuzimin seksual të murgeshave nga kleri. Ai tha se Kisha Katolike ka bërë përpjekje ta adresojë problemin, por shtoi se ai “po vazhdon ende”, shkruan rel.
Duke folur për gazetarët gjatë një turneu historik në Lindjen e Mesme, Papa tha se Kisha ka një problem, rrënjët e të cilit qëndrojnë te vlerësimi i grave “si klasë e dytë”.
(Balkanweb)
Loading...