Papa Françesku viziton për herë të parë Tajlandën dhe Japoninë

Papa Françesku u nis sot në mbrëmje për vizitën e tij të parë në Tajlandë dhe Japoni.

Ai do të arrijë në Bangkok, ku do të takojë mbretin Maha Vajiralongkorn dhe kreun e rendit të murgjve budistë në Tajlandë.

Pas vizitës treditore në Tajlandë, Papa do të vizitojë të shtunën Japoninë, ku do të japë një mesazh kundër përdorimit të armëve bërthamore në qytetet Nagasaki dhe Hiroshima.

Papa Françesku është papa i dytë, pas Gjon Palit II, i cili viziton të dy vendet aziatike.

Takimi mes Papës dhe mbretit Maha Vajiralongkorn, në Bangkok pritet të marrë vëmendjen kryesore, shkruan ata.

Papa Françesku do të kthehet në Romë më 26 nëntor.

Loading...