Papunësia në nivelin më të ulët historik në vitin 2018

Janë 262 mijë të punësuar të regjistruar më shumë brenda vitit. Nuk flasim për statistika nga anketat e punësimit, po për të regjistruar në regjistrat e shtetit që paguajnë sigurime shoqërore dhe shëndetësore dhe plus taksa kur janë mbi rrogën 300 mijë lekë”. Kështu theksoi sot Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me mediet, ndërsa vuri në dukje se vetëm nga zyrat e punës këtë vit janë punësuar 34 mijë e 604 persona.

Ai theksoi se janë shifra lehtësisht të verifikueshme, vetëm duke parë regjistrin e sigurimeve shoqërore dhe të ardhurat e përbashkëta nga taksat.

“Statistikisht, papunësia është ulur nga 18,2% në 12,4%, që përbën shifrën më të ulët të papunësisë në vite. Punësimi ka shkuar në 53,9%, ndërkohë që punësimi në sektorin bujqësor është më i lartë, për herë të parë sesa ai në sektorin jobujqësor”, – theksoi Kryeministri Rama. /atsh

Loading...