Para 5 vitesh i vranë vëllain, zbulohet e shkuara e biznesmenit që u ekzekutua në Tepelenë

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me vrasjen e biznesmenit nga Tepelena, Çajup Selimi.

45-vjeçari ka një të kaluar që lidhet me rrëmbime dhe trafikime femrash.

Dyshohet se vrasja e tij ka lidhje me një tjetër vrasje të kryer gjatë viteve ’90.

Vëllai i tij është vrarë para 5 vitesh në Angli. Ndërkaq 45-vjeçari Çajup Selimi u qëllua dje në mbrëmje në lagjen “15 shtatori” me dy plumba, një në kokë dhe një në trup.
Selimi është vrarë në shkallët e pallatit, teksa hynte në banesën e tij, ndërsa deri tani për ngjarjen është shoqëruar një person, i cili dyshohet se ka pasur konflikte më parë.

Çajup Selimi rezulton pronar i një biznesi në qytetin e Tepelenës. Në vitin 2018, ai ishte konfliktuar me dy persona, të cilët e goditën me sende të forta. Vetë Selimi tha në atë kohë se ishte sulmuar me grushte dhe me leva hekuri dhe se ishte kërcënuar me thikë, duke shtuar se nuk i dinte arsyet./lajmifundit

Loading...