Para disa ditësh deklaroi se i kanë vjedhur votat, kandidati i drejtohet policisë: Më kanë kërcënuar

Një denoncim është bërë në polici sot nga Andi Turhanaj, kandidati për deputet i partisë Aleanca Demokracia e Re në qarkun e Fierit. Turhanaj pretendon se një ditë më parë është kërcënuar nga dy persona të panjohur dhe sipas tij shkak është bërë deklarata e tij se do i shkojë deri në fund zbardhjes së votave të vjedhura.
Kandidati Andi Turhani është shprehur se çështjen do ta çojë edhe në prokurori.

Loading...