Paradë me fuoristrada e kuaj në Lezhë: Duhet të bashkohemi!

Fuoristrada të zbukuruara me flamujt e Shqipërisë e Kosovës dhe kuaj janë parë në rrugët e Lezhës këto ditë të festave. Kjo është një iniciativë e të rinjve nga qyteti i Lezhës por edhe nga fshatrat që qëllim, siç thonë ata, ka që të transmetojë mesazhin e bashkimit.

“Me rastin e festave kombëtare. Një mesazh për mos shpopullimin e vendit nga rinia se po na braktisin çdo ditë nga pak. Dhe një mesazh për pushtetin lokal dhe qeverinë me zhvillu aktivitete sa më shumë. Rininë me e motivu,” është shprehur për mediat një nga të pranishmit.

Po ashtu, një prej të rinjve, i hipur mbi kalë, tha se në këtë aktivitet kanë marrë pjesë shqiptarë të Kosovës dhe nga e gjithë Shqipëria ndërsa ndau edhe një mesazh.

“Të bashkohemi ne shqiptarët se jemi shpërnda në të gjithë botën.” /abcnews.al/

Loading...