Paradë mode në korridoret e Gjykatës, Enkeleda Kapedani ‘zbulon’ kush ia ka publikuar videot në ‘Tik Tok’

Gjyqtarja e Elbasanit Enkeleda Kapedani, pritet që ditën e hënë, më 7 qershor të dalë para Këshillit të Lartë të Drejtësisë për t’u njohur me vendimin për hetimin e nisur ndaj. Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka kërkuar që ajo të shkarkohet pas videove skandaloze që publikonte në profilin e saj në Tik Tok.

Në 1 Qershor, Enkeleda Kapedani ka qëndruar për rreth 3 orë në ambientet e ILD, ku është marrë në pyetje, para se kërkesa për shkarkim t’i dërgohej Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Kapedani në ILD ishte shprehur “videot nuk i kam publikuar unë”, duke pretenduar se dikush mund t’ia ketë marrë ato nga celulari.
Në këto kushte, Inspektoriati (ILD) që është përgjegjës për hetimin e magjistratëve dhe nisjen e hetimeve disipinore ndaj tyre, e ka pyetur Enkeleda Kapedanin nëse ishte e vetëdijshme që videot ishin regjistruar nga vetë ajo në ambient pune. Madje, sipas ILD-së këto video janë bërë në një kohë kur ajo e ka të ndaluar regjistrimin e ambienteve të punës dhe zyrës.

E gjendur në vështirësi, Enkeleda Kapedani nuk ka dhënë përgjigje të qartë për shkeljet që ka bërë. Ajo ka pretenduar përsëri se nuk i ka publikuar ajo videot.

Sot, dalin detaje të reja nga marrja në pyetje e gjyqtares. Duke se kryetarja e Gjykatës së Elbasanit e ka gjetur “autorin/ët” e vidove. Ajo është shprehur se pamjet mund të jenë publikuar nga dy fëmijët e saj të vegjël, përkatësisht 5 dhe 7 vjeç. “Ato mund t’i kenë hedhur fëmijët e mi, vajza dhe djali, njëri 5 dhe tjetri 7 vjeç”, ka thënë gjyqtarja Enkeleda Kapedani në ILD.

Loading...