“Ky është akti i kapjes përfundimtare personalisht nga Rama të pushtetit ekzekutiv, dhe sot edhe asgjësimin e Kuvendit, opozita kërkon debat parlamentar për të parashtruar qëndrimin e saj dhe të vërtetat pas këtyre emërimeve të kukullave dhe oligarkëve të Edi Ramës.
Asnjë nga kërkesat e parashtrua nga Rama nuk qëndron, opozitën e pengon të marrë fjalën një kryetar Kuvendi, nga një hajdut psiqik, i cili kërkon të ruaj vjedhjen. Sot kemi një qeveri të vdekur, deri tani ishte në koma. Faturën e kapjes së qeverisë, si në kohen e Enverit, e paguajnë shqiptarët, studentët,
Nuk mund te këtë më një shtet me një kryeministër fals dhe psiqik, që sot u përpoq të mbyllë opozitën dhe gojën e opozitës. Detyra jonë është të jemi në krah të njerëzve dhe tu japim zgjidhjen politike.
Çdo ditë më Ramën kryeministër është një ditë krize, largimi i tij është në interesin kombëtar. Kush i shërben Ramës është një tradhtar i kombit dhe i interesave të qytetarëve, dhe duhet të trajtohet si i tillë.
Ne do të bëjmë mobilizim total i të gjitha resurseve opozitare për të rrëzuar me çdo kusht shkaktarin e kësaj gjendje”, tha Basha.
VIJON…