Paralajmërimi i fortë i Spartak Ngjelës

I ftuar në një studio televizive, avokati Spartak Ngjela ka folur për financimet ruse në Shqipëri. Ai tha se se SPAK ka të drejtë ta risinë çështjen penale nëse ka prova të reja dhe tha se çështja e Bashës është pushuar dhe nuk ka pasur pafajësi.

Ngjela: SPAK ka të drejtë ta risinë çështjen penale nëse ka prova të reja. Çështja ndaj Bashës nuk është pushuar me pafajësinë e Bashës dhe mund të rihapet sa herë gjendet një fakt, nuk është pafajësi. Por SPAK ka bërë një hapje për një ish-ministër. Se si ecin hetimet nuk e dimë. Çdo gjë mund të ndodhë sepse SPAK është shpresa jonë.

Loading...