Paralajmërimi i fortë i Taulant Ballës: Javën e ardhshme do të ketë habere nga SHBA për Lulzim Bashën

Kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla ka bërë një paralajmërim të fortë dje në lidhje me dosjen e lobimit të kryetarit të PD, Lulzim Basha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në emisionin ‘Java’ në Rtsh, Balla tha se javën e ardhshme do të prodhojnë habere të mëdha për Bashën nga SHBA.

“Në SHBA është hapur një hetim për një fotografi me Donald Trump të ish-kryetarit të Parlamentit të Rumanisë, i cili sot ndodhet në burg dhe që mos u habisni që në ditët në vijim të bëhet publike edhe hetimi për një fotografi të Lulzim Bashës me Donald Trump. Lulzim Basha tha që paratë e lobimit janë paguar nga 100 shqiptaro-amerikanë dhe pas tyre rezultuan të ishin katër kompani guackë, ndër të cilat dy ishin me punëdhënës ruse. Kjo është një çështje që i takon Lulzim Bashës. Këtë ta gjykojnë shqiptarët. Ne politikanët kemi një fat të madh, që kemi gjyqtarin më të pa kompromentueshëm që na merr në pyetje, që na jep dhe hakun, pra populli dhe që nuk gabon kurrë”, tha Balla.

Loading...