Paralajmërimi i frikshëm që po alarmon Evropën

Ofensiva ruse në Ukrainë vazhdon pa pushim, por ka një krizë tjetër që nuk duhet nënvlerësuar: kriza ushqimore në shkallë globale. Efektet mund të jenë katastrofike në zona të caktuara të planetit.
Në Afrikë dhe Lindjen e Mesme në radhë të parë me rrezikun e tensioneve të reja politike dhe sociale. Josep Borrell konfirmoi alarmin. “Furnizimi botëror me ushqim është në rrezik, kryesisht për shkak të pushtimit rus të Ukrainës”, shpjegoi Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, në fund të takimit të ministrave të zhvillimit të BE-së.

Në vitin 2021, Moska dhe Kievi ishin ndër eksportuesit kryesorë të drithërave dhe farave të lulediellit, theksoi politikani spanjoll, duke zënë rreth 50 për qind të tregtisë botërore të vajit të lulediellit.

Gjatë fjalimit të tij para gazetarëve të pranishëm në Bruksel, Borrell theksoi se Kremlini po pushton dhe bombardon pjesë të tokës së punueshme të Ukrainës: “Vlerësohet se pothuajse gjysma e grurit dimëror, pothuajse 40% e thekës dhe më shumë se 60% e misri, që do të korret në verën e vitit 2022, ndodhet në zona në rrezik”. Por kjo nuk është e gjitha, për fat të keq:

“Midis 20% dhe 30% e sipërfaqeve të prodhimit të drithërave dimërore, misrit dhe farave të lulediellit në Ukrainë do të mbeten të pavjelura ose të pambjella këtë pranverë. Kjo është për të dhënë një ide se sa do të dëmtohet kapaciteti bujqësor i Ukrainës nga lufta”. Një paralajmërim i qartë dhe i fortë nga kreu i diplomacisë evropiane. Gjithashtu Uashingtoni, përmes Sekretarit të Shtetit Blinken , ka akuzuar Moskën se ka marrë peng furnizimin me ushqim të miliona ukrainasve dhe miliona njerëzve të tjerë në mbarë botën.
“Ndaloni bllokimin e porteve të Detit të Zi, lejoni lëvizjen e lirë të anijeve, trenave dhe kamionëve që transportojnë ushqim nga Ukraina” , ishte mesazhi i diplomatit amerikan drejtuar Kremlinit.

Loading...