Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit Tedros Adhanom Ghebreyesus ka paralajmëruar disa vende që po tentojnë të heqin kufizimet e vendosura për shkak të pandemisë nga koronavirusi.
Ghebreyesus tha se “Vendet që nxitojnë të heqin kufizimet e karantinës të vendosura për të frenuar rrezikun e pandemisë nga Covid-19, rrezikojnë një rënie ekonomike “edhe më të rëndë dhe më të zgjatur” dhe një ‘ringjallje’ të rasteve pozitive me COVID-19.
“Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm për pasojat e thella sociale dhe ekonomike të pandemisë”, tha Tedros gjatë një konferencë në selinë e agjencisë në Gjenevë.
“Në fund të fundit, mënyra më e mirë për vendet për t’i dhënë fund kufizimeve dhe për të lehtësuar efektet e tyre ekonomike është sulmi ndaj koronavirusit”.