Presidenti i vendit Ilir Meta, nga Durrësi foli për votën e lirë, duke paralajmëruar se ai që tenton të ndërhyjë në këtë process, do ndëshkohet. Gjithashtu, Meta tha se pas zgjedhjeve të 25 prillit, qeveria duhet të ketë frikë nga populli.
“Kush do të që tenton që të prekë votën e lirë do të ketë ndëshkim të mrekullueshëm spektakolar, siç e meriton, pasi është armik i shqiptarëve. Vjedhja e votës na ka bërë që të jemi mbrapa dhe të mbetemi peng i çeljes së negociatave. Pas 25 prillit të kenë frikë qeveria nga populli. Presidenti është i hapur dhe i vendosur që të bashkëpunojë me të gjitha subjektet garuese me institucionet përgjegjëse dhe të gjithë ato që janë të interesuar që kanë mbarëvjatje, pasi çdo fenomen negativ të hetohet brenda një afati sa më të shpejt.
Jam i palëkundur se ne të gjithë bashkë do të mund të hapim një faqe të re që do të vijën për 100 vite në Shqipëri. Dy gjera nuk mund të preken vota e lirë e barabartë dhe kushtetuta. Në këtë nisëm duam të shpëtojmë të ardhmen e demokracisë në Shqipëri dhe të ardhmen e saj drejt BE-së”. tha Meta.