Paralajmëron parazitologu: Mos thithni gjakun në vendin ku kafshon gjarpri!

Parazitologu Bejo Bizhga thotë se gjaku në vendin ku kafshon gjarpri nuk duhet thithur. Sipas tij një veprim i tillë është i rrezikshëm edhe pse i aplikuar shpesh nga ata që duan të ndihmojnë një person me plagë të kësaj natyre.

“Çarja e plagës dhe thithja e helmit nuk duhet bërë, duhet vonuar thithja nga organizmi. Në rastet kur bëhet fjalë për pickimet nga gjarpri ne duhet ta lidhim krahun ose gjymtyrën në krahun e kundërt të zemrës dhe duhet të rendim për të gjetur shërbimin spitalor, pikërisht për të bërë serumin anti-gjarpër, kurse në rastin e merimangës kryejmë veprime të tjera,” u shpreh Bizhga në një intervistë për Eoronews Albania.

Insektet janë shumë të rrezikshme për shëndetin tonë, sidomos tani në periudhën e verës. Kjo ka bërë që të shtohen rastet nga pickimet e zvarranikeve dhe insekteve.

Helmimi prej tyre çon deri në humbje të jetës në rast se nuk trajtohet në kohë. Sidomos në javën e fundit ne spitalin Rajonal ne Fier janë paraqitur mbi 10 raste, 4 fermerë janë pickuar nga merimanga e zezë dhe 6 nga gjarpërinjtë dhe nepërkat.

Loading...