Paralajmëron Rama: ‘Nuk do ketë asnjë tabelë në asnjë pikë karburanti që nuk është miratuar nga bordi. Kush e bën këtë, do të humbasë pikën e karburantit’

Kryeministri Edi Rama është takuar sot me furnizuesit e naftës për të folur për rritjen e çmimit të naftës duke thënë se e gjithë bota është në mes të një krize, për shkak të luftës.

“Ky takim nuk është as detyra, as përgjegjësi as e qeverisë në një sistem demokratik ku me Kushtetutë është sanksionuar liria e tregut. Por sot besoj është e qartë për të gjithë dhe insistoj që mund të jemi të ndarë në opinione por duhet të jemi të bashkuar në fakte. Vendi ynë po përballet me pasoja e një lufte në Europë. Nuk e kemi nisur ne dhe nuk e dimë sa do të zgjasë. Lufta ka ardhur në Shqipëri me faturën e çmimit të energjisë, naftës dhe ndikimin në të gjitha çmimet. Ky është fakt.”, tha ai.

Teksa fliste për pagat, Rama tha se 300 mijë lekë të vjetra është paga minimale, jo mesatare. Duke iu referuar protestave me bllokime rrugës, Rama shtoi: “Ata që dalin me X5 në rrugë dhe bllokojnë rrugët nuk e kanë pagën minimale.”

Ndër të tjera përmendi sërish se do të miratojnë aktin normativ që qeveria dhe furnizuesit të flasin për çmimet e naftës.

“Nuk do ketë asnjë tabelë në asnjë pikë karburanti që nuk është miratuar nga bordi. Kush e bën këtë, do të humbasë pikën e karburantit”, tha Rama.

Loading...