Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka dhënë sot lajmin e mirë për qytetarët e Vlorës, dhe jo vetëm.
Fatmirësisht është parandaluar katastrofa në zonën e lumit të Vlorës. Ndërhyrja e trupave nga toka dhe ajri ka neutralizuar rezikun e jetës së njerëzve, të gjësë së gjallë dhe banesave atje.
Peleshi thotë se në mbështetje të operacionit nga toka, në Karaburun ka rifilluar edhe ndërhyrja nga ajri, ndonëse në kushte të vështira klimatike për fluturim. Ndërhyrje gjithashtu janë bërë edhe ne Vithkuq (Korçë) në Mallakastër, në Tarabosh, (Shkodër) Qerem,(Tropojë), Kalise (Kukës), Mavropull, (Delvinë) etj.
Loading...