Parandalohet tragjedia në Berat, vëllai kërcënon vëllain me armë

Ndërhyrja e policisë ka bërë të mundur parandalimin e një tragjedie brenda familjes në Poliçan, ku një 58-vjeçar ka kërcënuar me armë gjahu vëllain e tij.

Policia bën me dije se është arrestuar në flagrancë shtetasi Beqar Musej, 58 vjeç, banues në fshatin Çorogjaf, Poliçan, pasi pas një konflikti për motive të dobëta ka marrë armën e gjahut dhe ka hyrë me forcë në banesën e vëllait të tij, shtetasit N.M, 63 vjeç.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Ndërhyrja në kohë e policisë parandalon përshkallëzimin e një konflikt brenda familjes

Arrestohet në flagrancë një shtetas pasi kanosi me armë gjahu vëllain e tij

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Beqar Musej, 58 vjeç, banues në fshatin Çorogjaf, Poliçan.

Arrestimi i tij u bë pasi, pas një konflikti për motive të dobëta ka marrë armën e gjahut dhe ka hyrë me forcë në banesën e vëllait të tij, shtetasit N.M, 63 vjeç, banues në fshatin Çorogjaf, Poliçan.

Policia e Skraparit sapo mori njoftim menjëherë organizoi punën dhe falë reagimit të shpejtë arritën të parandalonin përshkallëzimin e konfliktit.

Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprat penale, “Dhuna në familje” , “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive’’, parashikuar nga nenet 130/a dhe 280 të Kodit Penal.

Loading...