Paraqiten si shokët e djalit, i vjedhin gjithë paratë në kasafortë

Paraqiten ne banese si shoket e djalit qe eshte emigrant ne Itali, por i vjedhin gjithe parate ne kasaforte dhe sendet me vlere dhe largohen.

Ngjarja ka ndodhur mbreme ne banesen e shtetasit Taf Shabani ne Fushe Milot.

Ne banese ndodhej e zonja e shtepise dhe pasi jane paraqitur si shoke te djalit te tyre qe jeton ne Itali dy prej personave jane ngjitur ne katin e dyte te baneses.

Aty kane zberthyer kasaforten ku dhe ndodheshin parate dhe moren gjithcka gjeten, perfshire edhe disa sende me vlere. Me pas u larguan te gjithe.

Sipas zonjes se shtepise personat ishin tre. Ajo ka treguar se nuk i njihte, nderkohe qe thote se ka edhe probleme me shikimin.

Pasi eshte kosntatuar vjedhja familjaret kane njoftuar policine e Kurbinit. Sipas kryefamiljart, Taf Shabani, vlera e lekeve eshte shume e madhe dhe ata prandaj i mbanin ne kasaforte.

Loading...