Parashikimi astrologjik i dashurisë

Parashikimi Astrologjik i dashurisë sipas Meri Shehut

Dashi
2020-a do jetë një vit llogarish për ju në fushën e ndjenjave .Përvojat e mëparshme ju kanë bërë t’i shikoni njerzit dhe ndjenjat me sy kritik. Periudha e verës do jetë e vështirë në aspektin erotik pasi do ju përballë me njerëz dhe lidhje nga e kaluara apo me skandale. Janari do sjellë një surprizë apo nje njohje të re që do vejë në pikëpyetje lidhjet ekzistuese.

Demi
Ju do rigjeneroni për vitin 2020 marrëdhënien tuaj në çift megjithëse keni patur probleme dhe shpeshherë keni qenë në prag të divorcit. Një person i tretë ndërhyn në martesën tuaj. Nëse nuk e duroni dot me këtë do preferoni një partner apo partnere që jeton jashtë apo ka kulturë nga një vend tjetër. Ndarjet më të bujshme dhe tradhtitë apo lidhjet përfituese në drejtimin tuaj do dalin në muajt maj-qershor

Binjakët
2020-a do tregojë sa e vlerësoni realisht dashurinë dhe pasionin. Këtë do ta tregoni edhe materialisht. Nëse dikush ju intereson konkretisht ju do ta mbuloni me dhurata dhe udhëtime. Në të kundërt do kërkoni shpërblesa nga partnerët ose do jeni indiferentë ndaj kërkesave të tyre. Viti 2020 për ju do jetë vit i përvojave të shumta seksuale.

Gaforrja
Ky vit do jetë i ashpër me ju në planin erotik ose partneri juaj në çift do bëhet shumë kërkues ose dominant ose në rastin më të keq do duhet t’i shërbeni apo t’i bindeni nëse ju ka kapur në gabime. Por ky vit sjell edhe ndarje ose martesa me njerëz shumë autoritarë, të zymtë.

Luani
Vetëm në ambientet e punës mund të gjeni kohë për të flirtuar apo për të gjetur dikë që ju kupton. Kjo do jetë e mirë nëse jeni të lirë dhe të pamartuar. Në të kundërt do zbehet shumë jeta juaj në çift. Periudha më e mirë për të qetësuar ndjenjat tuaja do jetë marsi. Pastaj do jeni shumë konfuzë do udhëtoni dhe do bëni lidhje kalimtare sa në një vend në një vend.

Loading...