Parashikimi i frikshem nga ‘Baba Vanga’

Baba Vanga, gruaja bullgare që njihet gjithashtu si “Nostradamusi i Ballkanit” ka bërë disa parashikime të tmerrshme sa i takon vitit që pritet të vijë për fare pak ditë.

Kështu, sipas saj, presidenti i SHBA, Donald Trump do të vuajë nga një sëmundje vdekjeprurëse në vitin 2020 ndërsa ai i Rusisë, Vladimir Putin do t’i mbijetojë një atentati. Nga ana tjetër Evropa do të përballet me një sulm kimik nga ekstremistët myslimanë.

Ju kujtojmë se edhe pse Baba Vanga ndërroi jetë në 1996-n, parashikimet e saj shkojnë deri në vitin 5079 dhe ajo çka mistikja ka rezervuar për këtë vit është shumë shqetësuese për Shtëpinë e Bardhë, Kremlinin dhe qytetarët e Europës.

Parashikimet që i atribuohen Baba Vangës për vitin 2020 thonë se presidenti Trump do të diagnostikohet me tumor në tru që do ta lerë atë shurdh dhe madje mund t’i marrë dhe jetën. Mistikja bullgare gjithashtu parashikon dhe një tentativë vrasjeje të Vladimir Putin nga brenda Kremlinit dhe është e paqartë nëse lideri rus do t’i mbijetojë kësaj gjëje.

Loading...