Viti 2019 është duke përfunduar dhe ashtu si çdo vit për 2020-ën, nuk mund të mungonin profecitë e Baba Vangës, gruas së verbër e cila vdiq në Bullgari në vitin 1996 në moshën 85-vjeçare, e njohur si Nostradamusi i Ballkanit.
Parashikimet e saj janë drithëruese! Në shënjestrën e Baba Vangës kanë përfunduar Presidenti rus Vladimir Putin dhe Presidenti amerikan Donald Trump, sipas të cilës gjatë vitit 2020, jeta e tyre do të vihet në rrezik. Lidhur me Putin, ajo ka parashikuar një vit të vështirë dhe gjithçka do të nisë me një tentativë vrasjeje.
Vrasësi mund të jetë një person brenda nga Kremlini dhe në Moskë mund të përplaset një meteor.
Për Donald Trump, Vanga ka parashikuar se do të sëmuret dhe prej kësaj sëmundjeje do të mbetet shurdh. Ndër të tjera do të diagnostikohet edhe me një tumor në tru, i cili do i shkaktojë dhimbje koke dhe të vjella.
Vanga ka parashikuar edhe që Kina do të bëhet një prej superfuqive ekonomike më të fuqishme në botë dhe se do të zbulohen teknologji të reja revolucionare për racën njerëzore. Ajo parashikon “pushtimin” e Europës nga ekstremistët mysliman, dhe një ndryshim të madh.
Baba Vanga, emri i vërtetë i së cilës është Vangelia Pandeva Dimitrova, lindi në Strumicë të Maqedonisë në vitin 1911 nga një familje shumë e varfër. Në moshën 12-vjeçare humbi shikimin, pasi u godit nga një tornado. Duke mos marrë kurat e nevojshme, ajo mbeti e verbër gjatë gjithë jetës së saj, dhe nisi që të kishte vizione për vitet e mëpasshme.
Sipas ndjekësve të saj, Baba Vanga ishte në gjendje që të lexonte mendimet dhe të parashikonte të ardhmen dhe fama e saj ishte aq e madhe sa që liderët komunistë bullgarë e shfrytëzuan për të organizuar axhendën e tyre politike. Në shumë raste, profecitë e Baba Vangës, rezultuan të vërteta.