Parashikimi i George Soros: Koronavirusi mund të sjellë fundin e BE-së

Miliarderi George Soros ka parashikuar se koronavirusi mund të sjellë fundin e Bashkimit Evropian.

Soros ka shprehur dyshimet e tij për mbijetesën e institucionit pasi është një “bashkim i paplotë”, ndërsa përmendi vendimin e Gjermanisë mbi Bankën Qendrore Evropiane si një shkak shqetësimi.

89-vjeçari pohoi gjithashtu se pandemia globale mund të sjellë edhe fundin e kapitalizmit.

Në një intervistë për “Independent”, Soros tha: “Unë jam i shqetësuar për mbijetesën e BE-së sepse është një bashkim jo i plotësuar”.

Ai vazhdoi: “Ndërsa rrotat e drejtësisë lëvizin shumë ngadalë, kërcënimi i COVID-19 qarkullon me shpejtësi. Kjo krijon një problem për Bashkimin Evropian.”

Soros beson se Bashkimin Evropian, si një institucion i bazuar në shtetin e së drejtës, mund të shkatërrohet.

Loading...